BallinaAktualitetKush e përgatiti grushtin ndaj Berishës? Hoxha zbulon emrin

Kush e përgatiti grushtin ndaj Berishës? Hoxha zbulon emrin

Gazetari Artan Hoxha ka hedhur dyshime të forta se sulmin me grusht ndaj Sali Berishës në protestën që ngriti vet është organizuar nga Ilir Meta.

Ndërsa ishte i ftuar në një emision televiziv, Hoxha tha se Meta është i dyshuari kryesor, pasi vetëm ai përfitoi nga kjo ngjarje.

A mendon që sulmin me grusht ndaj Sali Berishës e përgatiti Ilir Meta?

“Populli shqiptar thotë ‘kur zihen dy, fiton një i tretë’. Në atë rast Berisha tha më qëlloi Rama, grushti që pësoi Berisha i mori vëmendjen Ramës, i vetmi që përfitoi në atë histori është Ilir Meta.

Një hetim nis nga pyetja “kush përfitoi?” Dhe unë mendoj që personi që përfitoi është i dyshuar kryesor që e ka organizuar këtë gjë, ka gjet një moment kur dy rivalet kundërshtar janë përqendruar të njeri-tjetri dhe vjen një i tretë edhe likujdon hesapet. Në rastin konkret thyerja e mitit të Berishës është më e rëndë se vetja goditja që ka marrë sepse deri aty, jo vetëm ata që e mbështesin Berishën, por gjithë shqiptarët mendonin që Berisha është një politikan i fortë. Një nga fuqitë që kishte Berisha, kishte pikërisht pathyeshmërinë, paprekshmërinë. Kemi parë që Enver Hoxhën e rrëzua bust prej bronxi, ne Berishën e pamë ta rrëzonin, mitin e Berishës për së gjalli”, tha Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular