BallinaKryesoreTrondit Artan Hoxha: Sali Berisha ka tentuar të marrë peng Ilir Metën....

Trondit Artan Hoxha: Sali Berisha ka tentuar të marrë peng Ilir Metën. Prandaj ish-kryeministri urdhëroi shoqërimin në…

Gazetari Artan Hoxha ka tronditur me deklaratën e tij në emisionin “Kojshia Show” ku tha se në vitin 2000, në kohën kur Ilir Meta ka qenë kryeministër, Sali Berisha ka tentuar ta marr peng.

Në 28 nëntor të vitit 2000, Ilir Meta ka qenë kryeministër, ka bërë një vizitë në shtator për zgjedhjet lokale dhe kanë tentuar ta marrin peng edhe pse ka qenë i shoqëruar me Forcat Speciale dhe Garda e Republikës. Pra i kanë marrë makinat dhe kanë tentuar ta marrin peng që ka qenë i organizuar nga mbështetësit e Sali Berishës.

Në 28 nëntor është sulmuar komisariati i Tropojës nga njerëz të armatosur dhe ka qenë i përgatitur një plan që nëse binte komisariati i Bajram Currit të gjitha komisariatet rresht në veri të Shqipërisë deri në Tiranë do të binin njëra pas tjetrës, por për fat të mirë ai komisariat nuk ra atë ditë, sepse pati njerëz vërtet trima që e mbajtën, por u desh të paguhej me jetë njerëzish, u vranë dy persona. Dhe atë mbrëmje Ilir Meta ka dhënë urdhër që Sali Berisha të ndalohet dhe është i vetmi rast kur Sali Berisha është ndaluar, është marrë nga mjeti i tij blinduar para Partisë Demokratike dhe është çuar në qelitë e izoluara pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë”, tha Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular