HomeKronikeTritol pas mesnate jashtë zyrave të OSHEE në Bushat, dëmtohen dy automjete...

Tritol pas mesnate jashtë zyrave të OSHEE në Bushat, dëmtohen dy automjete të parkuara në oborr. Policia nis punën për kapjen e autorit

spot_img

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme pas mesnate jashtë zyrave të OSHEE në fshatin Bushat të Vaut të Dejës

Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete të cilat kanë qenë të parkuara në oborr në momentin e ngjarjes.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 01:40, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSH EE-së, është hedhur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular