Nga Tomor Kotarrja
KAM FRIKË
Kam frikë të iki
Se mos zgjohen ëndrrat,
Kam frikë të fëshkëllej
Se mos tremben zogjtë,
Kam frikë të kollem
Se mos thahen strehët,
Kam frikë të thërras
Se mos trembet udha…
Këndoj nën zë
Dhe ndjehem krejt i lirë…
ZEMËR E AKULLT
Kisha, kam një ankth Pata,
kam pendim
Ishe, je një mall
Një stinë në mbarim!
E kurrë nuk u tret
As malli, as brenga,
As gjethi në vjeshtë,
As syri, as ndjenja.
Pa gojë e pa udhë,
Pa ballë e pa mollza
Me një zemër akull,
Më doje me gjoja.
Njeherë nuk mësove
Ndjenjën,
vuajtjen time
Që thyhej brenda meje
Në copa, thërrime
Po si të bënë reng
Këto fjalë të hallkut
Borë, frullizë e brymë
Degë e streh të akujt.
Krejt e huaj mbete
Larg e larg gjithnji,
Unë po krejt i yti,
Unë po, krejt për ty
Shumë vite kaluan
Shteruan burimet,
Larg mbetën udhët
Brigjet e kujtimet.
IKIN BASHKË ME ERËN
Iku një ditë,
Ja dhe një tjetër E ti përsëri
Më ngjitesh si një pjergull.
Diçka ndoshta
Me mall kujtoje,
Të kishe mundësi
Kohën të ndaloje.
Vargonjtë e mundimit
Nëpër mend i sillje,
Jetën e tashme
E sheh me shpërfillje.
Ajo që iku dje
Mbeti e haruar,
Ajo që po ik sot
Një lot i përvëluar.
Se vitet porsi era
Ikin edhe treten,
Lënë pas gërshetat
Si mua, si veten
Tash thinjat në tëmtha
Shtohen për çdo ditë
Rrjedh e ikën mosha
Po t’a them me shpirt!
Tash thinjat në tëmtha
Shtohen për çdo ditë
Rrjedh e ikën mosha
Po t’a them me shpirt!
PRANVERË
tinë pranverore,mirë se erdhe!
Bashkë me ty shpresa parë
Dimri iku bashkë me ciknën
Ti e dashur ardhsh e bardhë!
Ngazëllohet kjo natyra
Tokë e plis seç gëzohet!
Çdo gjallesë e kësaj toke
Para meje mrekullohet.
Fytyra e tokës si një vajzë
Vellon vë e nusërohet
E çdo gjë në këtë rruzull
Veç buzëqesh e gëzohet.
Bari buzë njomë
Në pranverë krenohet,
Askush nuk më ndal
Ty të të afrohem.
Të fal lule qershie
Lule molle, kajsie
Në sy gjelbërimi
Oh ç’të paska hije!
Stinë e dashur,
Stinë e bukur
Aromë mjalti
E krahë flutur.
E gjeneron
Veç energji
E fal për ne
Veç dashuri!
E bukur ke qënë
Më e bukur je
Në çdo petale
Aty më ke
I bukur I ri
I qeshur Si ti.
Një lule
Fije bari
Një burim uji
Një gjurmë kali.
Aty jam
Aty do të jem
Me ty do të çel
Me ty aty pari i pari
I mbrami
I djeguri Jarani!
MALI DHE LUMI
(Mali dhe lumi im përballë P.Nerudës)
Në vendlindjen time
Ka male dhe lum
Eja me mua
Në natën si mal,
Në ditën si lum.
Eja me mua
Tek shpirti njerëzor
Ku zemrën ke në dorë,
Ku ka varfëri
Por shumë njerëzi;
Ku ka shpirt të bukur
Të hequr, të vuajtur,
Ka pyje, lëndina
Lajthi e bashtina,
Burime të ftohta borë
Përrenj inatçorë Pisha, ahe, lisa,
Djem të rinj si diva,
Vajza si sorkadhe,
Era punë e madhe;
Lule që kurrë s’ke parë
Të bëjnë si të marrë!
Pjergulla, vidha, plepa
Tërfil, or tungjatjeta!
Guguçe si nuse, bahçe si buzëkuqe!
Ti eja pra me mua!
Ta fal si kukull një bjeshkë,
Të fal si sytë një lum,
Prapë një udhë si kreshtë,
Një kopësht erë shumë,
Pastaj një lis të krahëhapur,
Një pjergull me retë kapur,
Nga qengji blegërimën,
Nga kali hingëllimën,
Nga macja mjaullimën,
Nga uji gurgullimën…
Pastaj nga nëna ime
Nga motrat e nga gjindja
Me mijra bekime!
NJË ZEMËR TË PRET E TI MOS HARRO
iku larg një zemër
Që ti ke plagosur…
Të dua siç je
Je krejt e përsosur!
Në pritje të reflektimit
Në lotët e dëshpërimit,
Mbytem çdo çast e ditë
Mes po-së e mohimit.
Çastet me ty i ndaj
I zahrisur në vaj
Me zemër të kapluar
Djegur,
Përvëluar!
Në ethe e në epshe
Humb i pamenduar;
Rrugëtoj, ëndërroj
Shpresoj i shpresuar!
Mirazhe më shfaqen
Çdo ditë, çdo natë
Pa ty më vret dielli.
Dhe hëna si lugat!
Si lugat si drapër
Si drapër,
Si gjarpër!
Larg rri dhe nuk e di pse
Së dashururuari s’do të rresht,
Sa frymë të kem mbi dhe’,
Sa dheu të këtë frymë mbi ne.
Të pres si një gur pragu tek dera
Si një kulumbri në ferra,
Si një frut i pjekur ndër dega,
Siç hapet në kokrra shega…
AFRIM ME TË ARDHMEN
frim me të ardhmen
Afrim me të renë,
Besim në progress,
Besim pa interes…
Po ik nga e shkuara,
Po korrigjoj të sotmen,
Po shikoj të nesërmen
Në bebe të syrit
Me plisin, me gurin-
Si burri e sheh burrin!
Varfëria vret e lodh një popull
E nënshtron e bën kope,
E gjunjëzon e ul përdhe.
Po kurrë ëndrrat nuk ja vret,
Por kurrë besimin s’ja përdndjek.
Nuk kërkuam shumë,
S’po kërkojmë shumë;
Drejtësi për mua,
Drejtësi për ty,
Pak më shumë qeshje,
Më shumë dashuri.
BISEDË OPTIMISTE
Afrim me shpresën, të dashur miq,
Puthje me të renë,
Besim tek të gjithë;
Ballin tek e ardhmja-
Vizion e progres!
Të keqën,
Si gramth po shkul nga toka,
Festen po e heq nga koka,
Thinjat po i heq nga tëmthat,
Mpirjen po e shkul nga dhëmbët,
Plakjen po e pres nga rrënjët;
Po shkul mos-mirnjohjen,
Drobitjen e lodhjen,
Korrupsionin, grabitjen,
Krimin, kriminelët,
Kusarinë e vjedhjet,
Vrasjen, babëzinë,
Rrudhjen,të shëmtuarën,
Prostituta, të gjymtuarën,
Shkurt: një Botë
Një Botë pa varre
E pa mort!
SHQIPËRIA, PARË NGA NJË I HUAJ
S’kam qënë më parë në Shqipëri
Në atë tokë të ashpër
Dhe vend shqiponjash, siç e quajnë;
Ku varg janë malet
Ku mikpritja pa kushte të falet,
Ku shkëlqen dielli shpat më shpat
Lumenjve shtrat më shtrat,
Valëve, det më det;
E,
Në sytë e vajzave,
Në pasqyra nusesh,
Në qeleshe malësorësh
Lind e perëndon dielli.
Mirësia
Si bima merr përpjetë Strall e flakë shkëmbenjtë
Mjaltë në fjalë, në gjest;
Me ujë bore,
Me këngë e valle,
Me shamia kajsish e molle
Me erën e rrapeve
Të pishave, rudinave;
Me shumë shpresa
Me shumë ëndrra…
Oh sa shumë ëndrra
Në këtë vend shqiponjash!
S’kam qënë më parë në Shqipëri
Dhe kësaj toke po i falem!
E digjem si stralli,
E si fëmija mallem,
E kallem së gjalli!
PAZAR, PAZAR
(Në vend të parodisë)
Pastaj fillon pazari:
Dy vëllezër bëjnë pazar
Ti i djathtë
E unë i majtë;
Kushëriri pak më majtas
Ai tjetri,
Pak më djathtas
Para, prapa
Sipër gardhit
Poshtë trungut
Anash lumit dhe livadhit
Nëpër zall, larg përroit
Njëri thumbit-
Tjetri patkoit.
Ama kalin e kanë mbathur
Politikës i janë qasur,
Allishverishe karagjozësh
Po ja shohin hajrin botës.
Pasuri, prona pafund
Pa një djersë e krejt pa mund
Herë me dhallin herë më bozën
Nastradini po ngul gozhdën…
EDHE PLEHRAT IMPORTOHEN…
top plehrave të importit
Vendi im perlë e Ballkanit,
Por veç plehra me dyzinë
I kanë hyrë në bark shejtanit.
Coza Nostra, Corleone
Si duron kjo tokë amtare,
E ju paçi faqen e zezë
Jeni bërë për kazane…
E ju ndjektë turpi i Kombit
Brez pas brezi në çdo hap,
Se ky popull, or të mjerë,
Vetëm plehrat si ka hak!
Pra: Stop plehrave të importit
Vendi im perlë e Ballkanit
Por veç plehra me dyzinë
I kanë hyrë në bark shejtanit!
NJË QEVERITAR I HUAJ VJEN NË TIRANË
Masa sigurie. Të frikshëm!
Tela me gjëmba.
Të frikshëm!I frikshëm ajri.
Zogjtë të frikshëm.
Një udhë që deri më parë ishte plot njerëz Të zakonshëm,
(Hallexhinj
Provincialë të ardhur, Kryeqytetas
Pleq,
Adoleshentë shtrazovaçë
Gra, fëmijë,
Fshatarë, këmbësorë)
Tani është frikshëm bosh.
Pa një fjalë,
Pa një qeshje,
Pa një zënkë,
Pa një dehje.
Si një
Hënë futur në një
Kosh-Galaktikë
Pa një frymë,
Pa një Zot.
Një shtetar i huaj vjen në Tiranë.
Një shtetar që zyrën e tij
E hap në të rrallë.