VIDEO/Super atmosferë në BB VIP, Maestro surprizon të gjitha gratë për festën e 8 Marsit

0
232

Armaldo Kllogjeri i ka bërë një kërkesë të veçantë Vëllait të Madh për të krijuar një këngë dedikuar grave në ditën e tyre. Maestro performoi në oborr duke dhuruar shumë emocione.

Ai surprizoi banorët dhe gjithë publikun në studio me këngën që u dedikoi të gjitha grave për 8 Mars.

Kujtojmë se Maestro është në nominim së bashku me Olta Gixharin dhe Krist Aliajn. Ishte Luiz Ejlli që gjatë spektaklit të së shtunës hapi Kutinë e Pandorës dhe menjëherë nxori në nominim 3 banorët.

Madje sot teksa Arbana Osmani i pyeti banorët se kush largohet përfundimisht nga “Big Brother VIP2”, Luizi tha emrin e Oltës.

Sipas tij, banorët do ia ndjejnë më shumë mungesën Maestros se sa Oltës. Pastaj shtoi se Kristi është e sigurt që nuk del.