HomeKryesoreAlibeaj: Fokusi ynë gara e 14 majit, dokumentacioni i plotë, PD do...

Alibeaj: Fokusi ynë gara e 14 majit, dokumentacioni i plotë, PD do të regjistrohet në KQZ

spot_img

Pas takimet me një pjesë të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj bëri me dije se PD do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se deri në datën 20 të përmbyllet procesi i miratimit të kandidaturave dhe se PD do të ndjekë të gjitha procedurat dhe dokumentacioni do të dorëzohet pranë KQZ.

Alibeaj: Kjo ishte mbledhje e radhës së Kryesisë e grupit parlamentar. Do të jenë më të shpeshta. Diskutimet dhe vendimet janë të fokusuara te aspekti organizativ i PD lidhur dhe në funksion të fushatës zgjedhore. Deri në datën 20 të përmbyllet procesi i miratimit të kandidaturave. Përveç kësaj janë diskutuar çështjet e organizimit, janë vendosur detyrat përkatëse që do të merren në aspektin e fushatës me organizimin dhe rifreskimin e strukturave tona. Jemi të vetëdijshëm për situatën jo aq të shëndetshme që kemi kaluar.

Tani që ka nisur fushata dhe është miratuar pozicioni i PD në fokusimin e zgjedhjeve të 14 majit, po kthehet në rutinën e funksionimit. Është diskutuar edhe vendimi i KQZ. PD do të ndjekë të gjitha procedurat dhe i gjithë dokumentacioni i depozituar pranë KQZ është në përputhje të plotë me legjislacionit dhe ju komunikoj që PD do të regjistrohet, do të marrë pjesë në zgjedhje e do jetë e fokusuar te 14 maji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular