Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Azgan Haklaj, ish-deputeti i PD-së u shpreh se Sali Berisha nuk do të fitojë asnjë bashki në vend në 14 maj.
Ai tha se nëse largohet Berisha dhe arrihet bashkimi i PD-së, atëherë kjo parti do të marrë 35 bashki në zgjedhjet e 14 majit.
Haklaj: Nuk do të fitojë asnjë bashki Sali Berisha. Do të kandidojmë në Tropojë. Ne si PD do të kemi kandidat nga Tropoja deri në Sarandë. Unë jetoj në Tiranë dhe nuk mundtë shkoj si shpresë në Tropojë për të më votuar. Unë nuk mund të jem me Ilir Metën dhe Berishën.
Si mund ta votojë malësia e Gjakovës Metën, kur ai e ka goditur rëndë këtë bashki. Nëse PD do të bashkohet, pa asnjë kusht duke u larguar Berisha, dhe PD merr 35 bashki në vend, sipas të gjithave rezultateve në terren që unë kam.