BallinaOP EDNjë himn për mësuesin... A thua është koha e duhur?!

Një himn për mësuesin… A thua është koha e duhur?!

Nga Qemal Çejku
Kur themi që mësuesi ka nevojë për dinjitet kemi parasysh të gjitha lehtësitë morale dhe materiale që duhet t’i ofrojmë atij për të realizuar atë për të cilën ka nevojë shoqëria, edukimin e ardhmërisë.
Me lajmin që u bë himni për to, a e vëmë në vend këtë dinjitet? Apo është tymnajë e radhës, pjesë e fushatës?! Duhet kohë, zonja ministre që ta mësojmë, pa t’ua mësojmë dhe nxënësve, shoqërisë. Vlerësoj idenë aq më tepër kur vjen nga baza (shpresojmë të jetë kështu dhe jo e diktuar nga lart) se vërtet është armata që ka nevojë të himnizohet. Por duhen shumë gjëra të tjera përpara.
Po ta ripërsëris për çfarë kanë nevojë mësuesit se duket sikur nuk kanë rënë mirë këmbanat e reagimit për veshët tuaj.
Mësuesi ka nevojë :
– për sistem arsimor të shëndoshë dhe të mirëstudiuar e pilotuar;
– për shkolla funksionale me një kurrikul me bazë praktikën që të mund të largohemi nga sistemi kurrikular lindor teorik;
– për klasa funksionale me laboratore e kabinete funksionale e jo shkolla luksi në pamje;
– funksionim real të marrëdhënieve mësues – nxënës;
-sistem vlerësues periodik për nxënësin dhe jo dhunë apo ngelje në klasë, por zhvendosje e nxënësit në një klasë tjetër me disiplinë më aktive dhe formimi i tij shkallë shkallë deri sa të vazhdojë me të njëjtin ritëm si të tjerët;
– jo shkollave të bashkuara sepse niveli është shumë i dobët;
– transport me autobus shtetëror për nxënës e mësues ose rimbursimin e plotë të shpenzimeve të transportit
– sistem ngrohje e ftohje për gjithë shkollat urbane e rurale;
– rritjen e rrogave dhe shpërblim të çdo ore shtesë që mësuesi bën
(mjafton të përmendim këtu mbingarkesën absurde të mësuesit me sistemin SMIP, qokë e ndonjë oligarku të arsimit, sistem i cili i harxhon të paktën 2 orë nga pasditja e lirë çdo mësuesi e që duhej të ishte aktiv që në shtator e jo tani në mars kur kanë kaluar mbi 2/3 e vitit shkollor) ;
– rishikimin e librave shkollorë pasi ata shpesh kanë gabime që e vënë mësuesin në pozitë të vështirë;
– studimin e tregut se sa mësues janë sot, sa duhen pas një viti, pas disa vitesh;
– transparencë dhe sistem larg politikës për rekrutimin e mësueseve;
-ndalimin e përdorjes dhe përfshirjes në politikë brenda orarit të punës;
– mos përdorje si provëz nga ministria për reforma gjysmake dhe të dështuara;
-trajnim të përhershëm në universitetet e edukimit pa kosto shtesë në xhepat e mësuesve…
Pasi të jenë plotësuar me sukses të gjitha më lart, ta bëjmë dhe himnin, pse jo, se vërtet e meriton mësuesi, por jo si pjesë e fushatës. Dinjiteti dhe himnizimi nuk bëhen me fushata, zonja ministre. Ato duan politika të mirëfillta.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular