BallinaKulture“FËMIJËRIA”/Cikël poetik me 12 poezi nga Tomor Kotarja, marrë nga vëllimi “Lajme...

“FËMIJËRIA”/Cikël poetik me 12 poezi nga Tomor Kotarja, marrë nga vëllimi “Lajme nga dieli”

LAJME NGA DIELLI

Bashkë me diellin Rrezet marrin
Rrugën për udhëtim; Valës detit,
Buzës  lumit Që nga Lindja- Perëndim,
Mes për mes atdheun tim.
Retë e zeza Luftë me diellin
Me zënkat që gërvishtin qiellin;
Rrezet janë qëndrestare
Dhe për tokën shumë bujare
Shpresë, or shpresë e ngrohtësi

Për Shqipëri!

Shumë shekuj rrakapjekthi
Retë si thirri,

Retë si dreqi

Na coptuan shumë ndër veti
I vunë lakun këtij mileti
Shpresa humbi

Dielli treti, Si rrëmeti!

Shumë shqiptari u përpoq
Duart prush

E zemrën zjarr

Sytë shqiponjë,
Stuhi gjithmonë

Nëpër diellin rreze artë
Një liri kërkoi pa  cak
Nëpër rrënjë e nëpër gjak!

NGADALË VDES

(Në vendin tim vdes më njerëzisht se në vendin e P. Nerudës)

Ngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit
I mbyllur në guackën e kërmillit

Ai që nuk kërkon të nesërmen
Në lulen e prillit;

Ai që nuk  rrezikon  një  çast
Për të bekuar një qiell me shi;

Dalgadalë vdes ai njeri
Skllav i të tjerëve

E në veten e tij nuk sheh hijeshi,
Që në vesën e mëngjezit

Shuan një okë me dashuri,
Që në vajin e guguçes
Mbyllet në vetmi…

Dalgadalë vdes ai njeri Që si vemje

Zvarritet  e  zvarritet, Që fatin e quan të keq,

Që natën e quan për dreq

Që udhën e sheh pa mirazhin e ditës;

E mallkon, Qahet, Turfullon,

E sytë i shtrëngon, Për një lot në vdekje

Për një zvarritje si vemje…

Vdes ai njeri

Që zvarritet e zvarritet
Me sy e buzë të plasura
Me byrryla dalë jashtë

Me gjunj e këmbë të zbathura…

NË DY KOHE. SEZONI I VERËS…

Në këtë sezon vere
Më vjen në mendje

Një fshat anës lumit,
Një fushë anës shtatit;

Një kooperativë për të gjithë
Pa qumësht,pa drithë,

Pa vaj, pa krypë,

Bukë misri gjithë myk;

Pastaj

Një dyqan fshati,
Një çezëm fshati,
Një udhë çasti,
Një  kafshar,
Bosh një koshar,
Një kala mjerimi,

Një kështjellë bekimi,
Një ngrehinë mallkimi!

Isha i vogël,

Kisha ëndërra fëmije
Për një palë atlete,
Për bluzë sportive,
Për libra

E fletore,

Për një çantë të bukur,
Për ngjyra si flutur;

Që bora në mal
Të ishte akullore,

Për një udhë drite,
Për një simite

Si bukë lepurushi
Të ma sillte babai
Për mua fëmijën,

Për mua ëndrrimtarin.

Iku fëmijëria

Nën gëmushë si bukëls, Me gishta të vrarë,

Me gjunj të çarë, Me ëndërr, me mall Me udhën e çalë…

Pa punë jam

Më thotë komshiu, Disi i mpirë

Disi i ngrirë…
Sheh majtas,
Djathtas,
Para,

Pas;

Mëngjezit kur dita çelet,
Mbrëmjes kur dielli vidhet

E nata me yjet vjen e tretur…

Unë

Një grusht njeri i mbetur
Me dy  gishta  shpresash I tretur;

Një  grusht  ujë,
Një re  në  qiell,
Një vragë në tokë,
Me dje,

Me sot

E me nesër…

Tek  dyqani  i  lagjes

Tek  dyqani  i  lagjes
Nuk i bindën këmbët;

Ka ca borxhe për bukën,
Ka për cigaren;

Pastaj ca për librat e fëmijve
Për dijen,

Për shkollën;

…Pastaj,

Kishte ca të holla

Për një rast të mbramë,
Për një hall të madh,
Për një zall me kreshta,

Një dimër me stërdhëmbë,
Një pranverë pa pleshta,
Një verë të thatë

Por shëndoshë,
Veç shëndoshë

Të themi me mendje!

Zoti e di çdo të sjellë vjeshta.
Fëmijët, si fëmijët

Me ëndrra,

Me shpresa Europe
Janë nisur ka  herët,
Pa zbardhur ndoshta;
Binjak me pranverën,

Bonjak me te sotmen

Jaran me të nesërmen;

E djeshmja mbetet për mua,
Për gruan,

Për prindërit,

Për mish e për thua…

Ëndërrojnë fëmijët

Në udhën drejt shkollës,
Në udhën drejt pjekjes,
Në udhë semaforësh…

Punova gjithë jetën
Me mund, me djersë,
Me përpjekje,

Me shpresë të vockël si arrë
Për të nesërmen,

Pa e ditur ku do të jem
Pa më njohur ku jam.

Hidhi sytë

Mbylli e çeli sërish

Një hap, dy,ndoshta tri
Para, prapa

Në baltë, llucë,pluhur, në jermi,

Majtas, Djathtas

Pa sens orientimi

Veç mbaj mend ku lind
E ku perendon dielli

Siç bën i varfëri zakonisht
Me një mendje kuturu

Pa kuptim, Pa bisht;

Jam ende në një ëndërr,
Jam ende  në  një  borxh,
Jam ende duke bredhur kot
Në Udhën e Shpresës

Për të gjithë ju
Për fëmijët e mi,
Për të sotmen,
Për të nesërmen!

NË EPOKËN E KANDILIT

Të përqeshëm?

U gajasëm?

Të dhunuam?

Të shuam?

Të harruam?

Të përçmuam?

Me dritën tënde shkroi
Bardhi Budi, Barleti e Naimi

Konica, Fishta e Konstandini

Nën dritën e kandilit u betua
Teuta, Pirro, Boçari, Skënderbeu

Ismail Qemali e Is boletini
Babai Homer,

Magjia Orfeu!

Qofsh i bekuar, kandil vëllai!
Je kreu oxhakut,

Je Krushku i Parë,
Ke kryen e vendit
Je Ylli Polar!

…Me dritën që dhurove
Për njerëzit ndër shekuj
Për vatrën e udhën

Për lindjen e vdekjen!

PUSHIME NË DETIN ADRIATIK

Dy  sy  i  mora  detit,
Dy këmbë e dy duar

Dhe në kompleksin FAFA
Me ty i përmalluar.

Dy valë i mora detit,
Dy gucka valës

Dhe në kompleksin FAFA
Magjinë e përrallës.

Ca krypë i mora detit,
Ca puthje, përqafime
Në kompleksin FAFA
Relaxs e përjetime.

Mes valësh me diellin
Me varka, me skafa
Jam i mrekukulluar
Faleminderit FAFA!

POLITIKANËT TANË…

(Në vend të parodisë)

Politikanët tanë

Vanë, çuditën dynjanë
Premtuan, ç’nuk premtuan
Fakirin e harruan!

Edhe sot po na krekosen
Ikin, vijnë e fjalosen,

Vrasin, zhvatin edhe vjedhin
Hanë, denden, plasin, vjellin.

Lum si ne nëpër ekrane,
Mjer si ne në botë reale,
Maj të plehut po krekosen
Po krekosen e dhjamosen!

Po rilindim po nga ç’nënë
As binjak,asgjë në këmbë!
Shkoi, vate dhe kjo gjëmë
Porsi kau nëpër lëmë.

Ca kllounë e ca lugetër

Po e quajnë veten mbretër
Mbretër për gjithë dynjanë
Po e rrjepin fukaranë!

NË KLASËN E FILLORES

Ne një bankë pranë e pranë
Në një anë pranë dritares,

Ulej era në  një  xham
Dhe një zog tek parvazet.

Një bojë shkrimi për të dy
Me dy pena si dy shkronja
Dhe me ëndrra nëpër sy
Me mësimet dhe me lojra.

Hapja sytë në fletën tënde
Të kopjoja ndonjë qokë

Ti një zog të cicërinte
Nëpër buzë e nëpër flokë.

Si një lule buzëqeshje

Kur nën supe mblidhesha unë
Para iksit, ypsilonit

Në hartimet me furtunë.

Kanë kaluar dhjetra vite
Dhjetra vite s’jemi parë;
Nëpër ikse, ypsilone

Të ngatërruar ka të ngjarë.

FËMIJËRIA

E veshur fëmijëria me këmishë basme

Me opinga pa çorape, disi me sedër me gjasme
Me fletorë zhubrosur, me çanta sajuar

Me shumë ëndrra në netë kalëruar.

Fëmijëria e jonë e varur si një pjergull
E pakët në ëndrra, miope në mjegull

Plagosur nëpër gurë e zalleve në vjeshtë,
Rrëzuar e ngjitur si dhia në kreshtë.

Fëmijëria e  jonë  si  kumbulla  e  tharë,
E vockël, e mbledhur e me serm e larë
Troket nëpër xhama, në ujrat  e  zallit
Në gjurmët e sokakut si patkoi i kalit.

Ah fëmijëria  ime  mbetur  larg  si  gjeth
Si shami e kaltër  e  varur  nëpër  degë
Më trazon ne deje, më trazon në zemër
Mbetur si një mall, plasur si një shegë.

RILINDJE

Kush po drejton?
Po Rilindim
Por kur kemi vdekur vallë?

Të  vdekur  kemi  qënë,
Të vdekur e të pa qarë…

O Perëndi e bekuar

Na mbro nga të paudhët
Që stërkëmbësa na vënë!

Më varfërinë jemi mësuar
Jemi mësuar me paditurinë

Tani po mësohemi me mashtrimin,
Me kusarinë, truket e babëzinë.

Iku urtësia, ndershmëria, bujaria
Iku mirësia, ardhmëria, njerëzia;
Këmbëkryq mashtrimi, makuteria

Përulësia, vobektësia, shkërdhatokracia…

SEKRETARI…

(Në vend të parodisë)

Sekretar me sekrete

Paske qënë në hall për vete!

Tak e fap punët rregullove
U fejove, u martove.

Mbyll një sy e hall për ty,
Në një hall bëheshin dy;
Nuk u skuqe  ti  aspak
Lak në tru e në qaf lak!

Deputet doje të dilje
Hallexhiut  një  kacidhe;
Punë, dritë, qiqra kërkoni
Lesh, mëndafsh çfarë të doni!

Na u fry një sekretar,
Pulastrene pa fre fare!
Pashaportë për çdo shqiptar
Viza, vula, dash manar!

Dhe një shpurë mbante me vete
Plot premtime me axhente,

E u fry sa nuk pëlciti
Mish e verë, qofte simiti.

Dhe u zgjodh deputet
Me plot vota, salltanet,
Me një shall prej arabie
Me kostum alla indie…

Shpejt e shejt harroi premtimet
Të vobektin, angazhimet,

në biznese u fut thellë pulastrena veç një thelë!

Lumi unë e lum mileti
Shpresa, fate, krejt i treti Iku, shkoi deputeti

Mjer e shkreta, mjer i shkreti!

KUR DO TË SHKRUHET PËR VLERAT…

Vlerat e mendjes njerëzore pushton lavdia
Pa formë për shpirtrat është dashuria,

Pa trajtë për jetën është urretja,

Pa lëndë për vizionin është e nesërmja.

Një fallcifitet makiazhi, rimeli, bizhutë,
Një falsivitet trupi, gjinjtë, kofshët, trutë,
Në falsivitet flokët, buzët, mimika, gjestet,
Në falsitet shpirti, gjaku, puthja, prekjet.

Fallco në fjalë,  në  përbetime,
Fallco në ndjenjë e në përgjërime,
Fallco në ecje, në  përqafime,
Fallco, krejt fallco në fjalime!

U venit shpresa, u shua besimi

Dhe ëndërra prapë, e prapë mjerimi,
E dita prapë vinte nga lindja

E nata prapë nga perëndimi…

Ta heqim maskën, të jetë fytyra,
Fytyra, shpirti me  mijra  ngjyra!
E do të vijë një ditë e mbarë

Plot jetë e dritë për çdo shqiptar…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular