Një video e aktores Rita Lati teksa qante duke përjetuar emocionet e Shën Valentinit ku Luiz Ejlli i këndoi Kiarës këngën dedikuar asaj u bë virale në Tik Tok.
E ftuar në “Why Not” ajo tregoi reagimet që mori nga njerëzit pas kësaj videoje.
“Ishte emocion bio. Unë shikoja Luizin që i këndonte Kiarës, në mendjen time ishte një që i këndonte Rozës. Ëndërroja dhe çdo gjë e lidhja me emocionin e një mami, duke e parë çunin aq të lumtur, aq të gëzuar. Janë lot gëzimi. Njerëzit e dinin që jam një çikë e sëmurë pas Luizit. Sëmuren mamatë.”