BallinaPolitikeAvokat Ngjela: Ilirjan Celibashi duhet të ishte në burg në vitin 2003,...

Avokat Ngjela: Ilirjan Celibashi duhet të ishte në burg në vitin 2003, ja arsyeja

Avokati Spartak Ngjela thotë se Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi duhet të ishte në burg në vitin 2003.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se Celibashi, asokohe kryetar i KQZ-së, manipuloi zgjedhjet lokale në Tiranë.

Sipas Ngelës, Celibashi është miku i kryeministrit Edi Rama dhe ky i fundit e ka vendosur në postin që mban aktualisht.

“Celibashi, në vitin 2003 duhet të shkonte në burg. Manipuloi në mënyrën më banale zgjedhjet e Tiranës. Me proces verbalet që shkruanin 300 votues, 1000 vota për Edi Ramën.

300 votues, 800 vota për Edi Ramën. Shpëtoi, është miku më i ngushtë i Edi Ramës dhe tani po bën këto broçkullat, sepse do që domosdoshmërisht, të mos dalë një person ka lidhje të mira me ambasadoren amerikane.

Shenjat janë që Rama dhe grupi i Ramës ka konflikt të madh me Uashingtonin. Aq më mirë të shpëtojë edhe nga ky.

Kjo është arsyeja ime se pse ai bën këto lojëra. Duhet të ishte në burg që në vitin 2003. Një nga gegla kryesore të Ramës, vajti dhe e çoi prapë aty”, theksoi ai.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular