BallinaKryesore“Celibashi është non-grata për ne”/ Bardhi reagon pas vendimit të KAS për...

“Celibashi është non-grata për ne”/ Bardhi reagon pas vendimit të KAS për regjistrimin e PD në zgjedhje: Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit

Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të regjistruar PD-në në zgjedhjet e 14 majit.

Në një postim në Twitter, Bardhi shkruan se qokat politika nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit.

Duke u nisur nga kjo, Bardhi ka akuzuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi për krijimin e këtij ngërçi, teksa shton se ai është shpallur “non-grata” nga ana e PD-së.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cënuar rëndë zgjedhjet!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular