BallinaKryesoreKAS mori vendim për regjistrimin në zgjedhje të PD-së, vjen reagimi i...

KAS mori vendim për regjistrimin në zgjedhje të PD-së, vjen reagimi i parë i Enkelejd Alibeajt

Enkelejd Alibeaj në reagimin e parë pas vendimit të KAS tha se “është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit”.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj tha se vonesa e shkaktuar nga Celibashi “është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër në institucionet e pavarura kushtetuese”. Alibeaj ka përsëritur thirrjen për kandidatët demokratë, “pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale”. “Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës”, thekson Alibeaj.

Reagimi i Enkelejd Alibeaj:

Vendimi i sotëm i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vonesa gati dy javore për këtë proces, me autor kryekomisionerin Celibashi është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër në institucionet e pavarura kushtetuese.

Me këtë rast, edhe njëherë ftojmë të gjithë kandidatët demokratë, pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale. Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular