BallinaAktualitetKreu i PAA Agron Duka: Shpallja e Vjosës "Park Kombëtar", një ngjarje...

Kreu i PAA Agron Duka: Shpallja e Vjosës “Park Kombëtar”, një ngjarje e rëndësishme

Vendimi për të shpallur luginën e lumit Vjosë park kombëtar është një nga ato ngjarje që ka rëndësi historike për mjedisin në Shqipëri. Vlera e tij rritet, edhe po të mendosh se deri në këtë vendim u arrit nga përpjekjet e shoqërisë civile dhe qytetarëve dashmirës të natyrës dhe mjedisit, të cilët luftuan me oligarkinë ekonomike e politike, që kishte interersa të mëdha për projekte energjitike në këtë lumë.

Partia Agrare Ambientaliste e përshëndet këtë vendim, jo vetëm si parti që ka në fokus mbrojtjen e mjedisit, por edhe si një kontributore modeste në këtë çështje.

Ne shpresojmë tashmë që ky status ta mbrojë vërtet lumin dhe astetet e tjera natyrore të luginës së tij, pasi në Shqipëri shpesh statusi si zone e të mbrojtura nuk kanë mjaftuar për ti mbrojtuar ato.
Janë më dhjeta zona të mbrojtura e parqe natyrore, nga Valbona deri tek Parku i Shebenik-Jabllanicës, që edhe pse të mbrojtura janë bërë pre e lejeve të ndërtimit për vepra energjitike, devijime të rrjedhës lumore duke shkaktuar pasoja të rënda për natyrën dhe njerëzit që jetojnë në këto zona.

Të dashur miq!

PAA do të vazhdojë të jetë një mbrojtëse e natyrës.
Kandidatët për këshillat bashkiakë që do të garojnë në zgjedhjet e 14 Majit, do të jenë zërat më të fortë të mbrojtjes së pasurive të natyrës në bashkitë ku ata do të veprojnë, veçanërisht në zonat e mbrojtura.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular