BallinaSportShorti i Champions/ Përballje mes italianeve, Pep kundër të kaluarës. Mund të...

Shorti i Champions/ Përballje mes italianeve, Pep kundër të kaluarës. Mund të ketë derbi të Milanos në gjysmëfinale

Në orën 12:00 në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Kampioneve dhe tetë skuadrat çerefinaliste mësuan emrat e kundërshtarëve të tyre në raundin e ardhshëm. Çifti i parë është Real Madrid-Çelsi ku pritet të jetë një duel shumë i fortë. Sfida e dytë do të jetë, Benfika do të presë Interin pasi ndeshja e parë do të luhet në Portugali. Përballje titanësh do të jetë mes Mançester Siti dhe Bajernit të Mynihut. Goglat vendosën përballë njëra tjetrës dy ekipe italiane, Napolin dhe Milanin.

SHORTI

REAL MADRID- ÇELSI

BENFIKA- INTER

MANÇESTER SITI – BAJERN MYNIH

NAPOLI- MILAN

Gjithashtu është hedhur edhe shorti për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Në rast se Milani mposht Napolin dhe Interi Benfikën, atëherë në gjysmëfinalë do të kishim një euroderbi. Gjithashtu Napoli mund të përballet me Benfikën ose Interin, ashtu si Milani me Benfikën, nëse kjo e fundit mposht zikaltërit.

Nga ana tjetër nëse Real triumfon ndaj Çelsit dhe Siti ndaj Bajernit, do të kishim një “mini finale”. “Blutë e Londrës” mund të bëjnë surprizën ndaj “Los Blancos” dhe nëse gjermanët mposhtin anglezët atëherë mund ekipet do të përballen me njëra tjetrën. Mund të kemi dhe një gjysmëfinale mes Real dhe Bajernit, ose dhe një përballje mes dy ekipeve angleze.

GJYSMËFINALET

Milan/Napoli – Benfika/Inter

Real Madrid/Çelsi – Mançester Siti-Bajern Mynih

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular