BallinaAktualitetU propozua në krye të SHISH, kush është Vlora Hyseni, ish-drejtuese e...

U propozua në krye të SHISH, kush është Vlora Hyseni, ish-drejtuese e Agjencisë së Inteligjencës në Kosovë! U shkarkua nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama i propozoi sot Presidentit Bajram Begaj emrin për të marrë drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Rama propozoi Vlora Hysenin, e cila më parë ka qenë zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.

Më herët, Hyseni është shkarkuar nga ky post nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti për arsye që nuk bëhen të ditura publikisht.

Kush është Vlora Hyseni?

Vlora Hyseni ka mbajtur postin e zëvendësdrejtoreshës së AKI-së por edhe drejtimin e saj për një periudhë të shkurtër për shkak të largimit të kryetarit të mëparshëm.

Hyseni ka qenë në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit 2020, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të vitit 2021, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti.

Sipas mediave kosovare, Hyseni cilësohet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Paraprakisht, ajo ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular