BallinaLifestyle“Vajzat më kërkuan që...”/ Diola: Kam ftuar ish-burrin me të dashurën të...

“Vajzat më kërkuan që…”/ Diola: Kam ftuar ish-burrin me të dashurën të bëjnë pushime me mua

Ish-banorja e “Big Brother VIP2” ka treguar së fundmi jetën e saj pas daljes nga reality show, ku qëndroi më shumë se 3 javë.

Diola sqaroi gjithë thashethemet që janë përhapur për të, të vërtetën e lidhjes së shumëpërfolur me Xhonatan Islamin, i cili është 9 vite më i ri në moshë se ajo, e më pas foli për marrëdhënien me ish-bashkëshortin.

Nustricionistja, theksoi se me ish-bashkëshortin ruan një raport korrekt për hir të vajzave, dhe absolutisht nuk është xheloze për lidhjen e tij të re, ashtu siç u aludua gjatë sherrit të saj me Luiz Ejllin brenda Big shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E pyetur në “Glamour Zone” nëse ka inate dhe keqkuptime mes saj dhe partneres së re të ish-bashkëshortit, Diola tha:

“Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që të shkonim për pushime me mua dhe babain e tyre. Unë i thashë ish-burrit që nëse ai dëshiron le të marrë dhe partneren në pushime me ne dhe t`i plotësojmë këtë dëshirë vajzave. Për mua nuk ka asnjë problem, jam shumë mendje hapur”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular