BallinaKronikeU burgos 8 ditë pas lindjes, nëna lehonë: S’mundem të takoj vajzën,...

U burgos 8 ditë pas lindjes, nëna lehonë: S’mundem të takoj vajzën, 5 vite pa e parë

Kamera e emisionit Review në Euronews Albania, ishte këtë të shtunë në banesën e shtetases Diana Bahçja, nënës lehonë, e cila u arrestua 8 ditë pas lindjes, për shkak të një gjoibe të papaguar për braktisjen e foshnjës së parë.

Diana Bahçja tha se nuk e braktisi fëmijën, por se u nda nga bashkëshorti i parë dhe familja e tij nuk e lejoi më të takonte të bijën.

Ajo tha se ka 5 vite pa e parë fëmijën e parë, për shkak të marrëdhënieve konfliktuale me familjen e ish-bashkëshortit.

“Jo s’ma kanë lejuar. Kam 5 vite pa e parë vajzën. Nuk kam pasur asnjë konakt me ish-bashkëshortin. Kam bërë tentativa për të takuar vajzën, kam shkuar deri tek shtëpia dhe nuk më kanë lejuar. Më kanë thënë vajza është e jona dhe nuk e kanë nxjerrë për ta takuar. Kur është bërë gjyqi i divorcit kanë shkuar letrat te familja ime. S’kam ditur gjë për kallëzimin dhe për gjobën. Nuk e di kur është bërë kallëzimi, por nuk kam pasur asnjë njoftim për gjobën.

Jam shumë e lumtur me familjen e re që kam krijuar. Kam shumë dëshirë për të takuar dhe vajzën e parë”, tha Bahçja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular