Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar kërkesën e bërë nga përfqësuesit ligjor të ish-kryeministri Berisha, për të pezulluar regjistrimin në zgjedhje të Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, deri në momentin që do të shprehet Kolegji Zgjedhor.
Në vendimin e marrë në mbledhjen e sotme të KAS u vendos të lihet në fuqi vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që regjistron në 14 maj PD-në e përfaqësuar nga Alibeaj.
Kujtojmë se PD e përfaqësuar nga ish-kryeministri Berisha, ka bërë një ankimim dhe në Kolegj Zgjedhor ku kërkon çregjistrimin e Alibeajt nga zgjedhjet dhe njohjen e Berishës si kryetar të Partisë Demokratike.