Partia Demokratike me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Sipas përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa, marrëveshja e koalicionit përmban referenca të Partisë Demokratike, nuk kushtetkur kjo forcë politike apo kryetari i saj, nuk ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në këtë koalicion.
Në konkluzionin e paraqitur nga Sefa, thuhet se marrëveshjes i mungon elementi për përcaktimin e kandidatëve nga secila parti politike.
Në kushtet kur subjekti politik “Komisioni i Përkohshëm i Themelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit”, thuhet në kokluzionin e paraqitur nga Sefa.
Më 18 mars, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi nuk e regjistroi Sali Berishën në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Ky koalicion do të përbëhet nga tre partitë politike; Partia e Lirisë (PL), Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe Partia Demokristiane (PDK).
“Jemi përballë të njëjtës situatë si përpara zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Regjistrojme koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por vetëm me pjesëmarrëse PL, PBDNJ dhe PDK”, theksoi Celibashi gjatë fjalës së tij.