Policia e Korçës bën me dije se ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një banor të fshatit Vërdovë në Pogradec, pasi me vetëgjyqësi ka tentuar të largojë forcërisht nga banesa, vëllanë e tij. Materialet në ngarkim të tij kaluan në prokurori për veprime të mëtejshme. Gjithashtu policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 64-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
64-vjeçari, banues në fshatin Buçimas, e ka goditur ish-bashkëshorten me një mjet pune, duke e lënduar.