BallinaAktualitetNë gjendje të dehur në rrugë duke u konfliktuar me njëri tjetrin,...

Në gjendje të dehur në rrugë duke u konfliktuar me njëri tjetrin, Tonin Vocaj pezullon nga detyra tre efektivët e policisë

spot_img
spot_img

Tre efektivë policie janë pezulluar nga detyra me urdhër të drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Sipas njoftimit nga uniformat blu ata janë konstatuar mbrëmjen e djeshme pak para mesnatës në rrugë, duke u konfliktuar me njëri tjetrin, teksa kanë qenë edhe në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, ka pezulluar nga detyra punonjësit e Policisë:

– Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1;

– Inspektor M. S., me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2;

– D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, si dhe është njoftuar dhe AMP pasi:

Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:55, në Rrugën Bardhyl, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, kanë konstatuar tre shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, duke debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular