Emigracioni është problemi kryesor i qytetarëve të bashkisë Tiranë, sipas sondazhit të parë të realizuar nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë “Angi Richerce”.
44.9% e 1017 qytetarëve të marrë në pyetje mendojnë emigracionin, 36.7% mendojnë krizën ekonomike, 29.4% papunësinë, kurse 28.9% varfërinë.
Drejtori i kërkimeve të “Angi Richerce”, Fabio Biccari: Emigracioni është një temë e ndjerë, kjo shkëputet kundrejt të gjitha pyetjeve të tjera, edhe kundrejt krizës ekonomike se janë të rinj që ikin dhe mendojnë për të ardhmen e vendin
Analisti Arjan Curri: Duke bërë një sondazh në Shqipëri dhe në Tiranë shumica e të intervistuarve janë ata që nuk kanë ikur dot.
Fabio Biccari: Mungesën e punës nuk e kemi parë si plagë sociale, por si problem.