Drejtori i kërkimeve të kompanisë “Angi Richerce”, Fabio Biccari në një lidhje me skype në emisionin Top Story shpjegoi metodologjinë e sondazhit të realizuar në bashkëpunim me Top Channel për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ky është sondazhi i parë i realizuar, ku janë intervistuar 1017 qytetarë të bashkisë Tiranë mbi 18 vjeç në një periudhë kohore 20-25 mars.
Sipas tij, grupi i punës ka hasur konfuzion tek 1017 qytetarët e marrë në pyetje për sondazhin.
“Po nis t’ju tregoj se si lind, nga ideja për të bashkuar botën e invovacionit dhe politikës, të cilën e kemi shumë të fuqishme në qytetin e Romës, nga analiza dhe analizimi i dy botëve, kemi nisur të punojmë që nga shoqata e të rinjve novatorë. Gjithmonë e më shumë i kemi bërë më të thelluara këto kërkime në fusha të ndryshme, madje ka shkuar edhe në Shqipëri në të kaluarën, kemi nisur ta bëjmë më të imtësishme njohjen edhe në mënyrën e pyetjeve që shtrojmë, të kemi në vizion më modern që shtrohen nga institutet më të rrënjosura në territor. Një gjë që do doja të saktësoja 20-25 mars kemi nisur të analizojmë të dhëna më herët, në intervista totale kemi vënë re pakëz konfuzion tek njerëzit në lidhje me pjesën politike, nuk dinë mirë të bëjnë dallimin mes personit dhe partisë, ka konfuzion, ngatërrohen pak. Doja ta theksoja këtë aspekt , në Tiranë janë marrë mbi 1017 vetë, rezoluta janë marrë popullsi mbi 18 vjeç, flasim për gjithë bashkinë Tiranë, jo vetëm qytetin e Tiranës. Marzhi i gabimit është 2.2% pak a shumë për punën që kemi bërë është bërë një kërkim përmes telefonatave, qoftë në ëeb, me skype, intervista me telefon, qoftë me celular qoftë me fiks, kjo për të treguar metodologjinë e përdorur.
Pyetëm për mendimet e publikut të cilët mund të ishin kandidatë të tjerë. Në takimet e ardhshme do e shohim më tej pas asaj që do të ndodhë“, tha Biccari.