BallinaKronikeA do të arrestohet Ahmetaj? Ish-prokurori: Ja faktet që janë mbledhur prova...

A do të arrestohet Ahmetaj? Ish-prokurori: Ja faktet që janë mbledhur prova konkrete

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, foli në studion e emisionit Review në Euronews Albania në lidhje me hetimet e kryera nga SPAK në lidhje me përfshirjen e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në çështjen e inceneratorëve.

Beci theksoi se veprimet e bëra nga prokuroria me kontrollin dhe sekuestrimin e banesave tregojnë se hetimi ka avancuar dhe akuza është drejt vendimit për të arrestuar apo jo ish-zëvendëskryeministrin.

“Fakti që është ushtruar një kontroll banese, fakti që është vendosur sekuestro preventive, fakti që janë nisur letërporositë, tregon që janë mbledhur prova konkrete, të dhëna konkrete, që mund të ketë dyshime të arsyeshme për shkelje të ligjit nga ana e zëvendëkryeministrit.

Të gjitha këto rezltojnë në problemin që Prokuroria e Posaçme ka avancuar së tepërmi në këtë hetim dhe është pothuajse në vendimin që një prokuror duhet të marrë, të caktojë masën e sigurisë për Ahmetaj. E thënë më thjeshtë të arrestohet apo jo”, tha Beci.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular