BallinaAktualitetNë prag fushate, Escobar takim “kokë më kokë” me Edi Ramën në...

Në prag fushate, Escobar takim “kokë më kokë” me Edi Ramën në Kryeministri

I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka zhvilluar këtë mesditë një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama, në ambientet e kryeministrisë.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mendohet se në fokus të diskutimeve kanë qenë zhvillimet politike. Kujtojmë se vizita e Escobar vjen në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit. marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe sulmet kibernetike të Iranit. Po ashtu zyrtari i lartë amerikan do të zhvillojë takime edhe me krerë të lartë të shtetit, dhe të politikës. Escobar në orën 17:00 të pasdites së sotme  ka zhvilluar një takim edhe me presidentit Bajram Begaj. Ndërkohë, nesër do do të takojë edhe kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabakun dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular