BallinaKryesoreRoland Bejko: Ja pse më duhet mbështetja e Bashës për zgjedhjet e...

Roland Bejko: Ja pse më duhet mbështetja e Bashës për zgjedhjet e 14 majit

Kandidati i PD-së për Tiranën Roland Bejko tha se Lulzim Basha është deputet dhe ka të drejtën e tij të mbështesë cilën palë të dojë.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se ish-kreu i PD-së, ka një rrjet të fuqishëm në Tiranë, duke nënkuptuar se i duhet mbështetja e tij në këto zgjedhje.

Ai bëri një krahasim mes Sai Berishës dhe Lulzim Bashës duke thënë se ky i fundit nuk është i shpallur ‘non grata’. “Basha në të drejtën e tij është deputet dhe është në të drejtën e tij të mbështesë këdo kandidat të dojë. Ka një rrjet brenda PD-së dhe në këtë rrjet ai ka mbështetje në Tiranë, sidomos tre kryetarët e degëve dhe te strukturat që kanë qenë. Ka një autoritete atje. Dhe lidhur me përvojën si kryetar i Bashkisë kemi konsultuar disa materiale. Grupi i punës që është marrë me hartimin e projektit është bazuar mbi gjithçka në të kaluarën dhe për të parë të ardhmen e Tiranës. Basha nuk është i shpallur ‘non grata’ dhe nuk është i akuzuar nga askush”-tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular