BallinaPolitikePAA, alternativë për këshillat bashkiakë! Besojuni njerëzve të punës

PAA, alternativë për këshillat bashkiakë! Besojuni njerëzve të punës

Nga Agron Duka
Partia Agrare Ambientaliste hapi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore, në një takim me kryesuesit e listës së kandidatëve për këshillat bashkiakë, në të 61 bashkitë e vendit. PAA është një ndër tri forcat politike që arriti të ketë kandidatë për këshillat bashkiakë në të gjitha bashkitë e vendit.
Është një sprovë e rëndësishme kjo për Partinë Agrare Ambientaliste. Edhe pse është një parti opozitare, PAA doli me kandiatët e saj për këshillat, jo për të sfiduar partitë e tjera, por për të krijuar një mundësi që ne të mbrojmë kauzat tona, veçanërisht ato mjedisore e agrare. Por edhe për një arsye tjetër: Në këshillat aktualë, fshatarët ose fermerët, ata që japin 20% të GDP-së, nuk kishin asnjë përfaqësues në këshillat bashkiakë.
Ne jemi një parti e qendrës, kemi kauzat tona të mjedisit dhe bujqësisë dhe do ti mbrojmë ato përmes përfaqësuesve tanë në këshilla. Këshilltarët tanë nuk do të jenë as mbështetës të verbër e as kundërshtarë të verbër të kryetarëve të bashkive, pavarësisht se cilës force politike do ti përkasin ata.
Këshilltarët e PAA do të jenë aty si mbrojtës të interesave të qytetarëve. Ata do të kundërshtojnë vendimet e padrejta, e do të mbeshtesin çdo projekt që u shërben interesave të qytetarëve.
Për këtë arsye, kandidatët tanë për këshillat bashkianë, janë zgjedhur të jenë së pari njerëz të ndershëm dhe përfaqësues të denjë të qytetarëve në zonat ku jetojnë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular