BallinaKryesorePreç Zogaj: Ne jemi partia e busullës, jo vetëm e vulës e...

Preç Zogaj: Ne jemi partia e busullës, jo vetëm e vulës e logos. PD do të rritet

Partia Demokratike ka çelur sot fushatën zgjedhore në Tiranë, teksa ka prezantuar kandidatët e saj. Gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Roland Bjeko, foli analisti dhe njëkohësisht politikani, Preç Zogaj.

Zogaj tha se Partia Demokratike nuk është vetëm ajo e vulës dhe e logos, por edhe ajo e busullës.

“PD është në gjenezë dhe në gen vetëm euroatlantike. Nëse nuk është e tillë ajo nuk është më PD. Mund të jetë çdo gjë tjetër por nuk është më PD.  Do të ishte e trishtë dhe e turpshme për të djathtën shqiptare që marrëdhëniet me perëndimin t’i mbante PS. Për këtë qëndron në këmbë Partia Demokratike perëndimore.  Marrëdhëniet me SHBA dhe BE janë më të rëndësishme se vetë pushteti.  PD aktualisht nuk është e thënë të jetë shumicë, por pakicë krijuese e vendimeve të mira. Kjo është partia e busullës dhe jo thjesht e vulës. Kjo parti është e vetmja që mund të rritet”, tha Zogaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular