BallinaAktualitetPAMJET/ Lidhjet e porositësit me vrasësin portugez që ekzekutoi Nikulajn, zbulohet foto...

PAMJET/ Lidhjet e porositësit me vrasësin portugez që ekzekutoi Nikulajn, zbulohet foto në automjetin e marrë me qira. Informatorët britanikë u prezantuan si turistë

Të tjera pamje të marra nga kamerat e sigurisë kanë faktuar lidhjen e katër shtetasve britanikë me vrasësin portugez dhe porositësit për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin.
Në pamjet duken katër shtetasit britanikë mes të cilëve edhe një vajzë të cilët kanë qëndruar për disa ditë në hotelin e Nikulajt dhe vizitonin vazhdimisht edhe lokalin e tij duke vëzhguar nga afër çdo lëvizje ndërkohë që janë pikasur me telefon në dorë, ku duket se informonin portugezin Ruben Saraiva për lëvizjet e biznesmenit.
Harriet Bridgeman, vajza e vetme e grupit kriminal të pajtuar nga Haxhia për vrasjen e Nikulajt bashkë me tre personat e tjerë nga Britania e Madhe prezantoheshin si turistë për të mos sjellë dyshime te pala e vënë në shënjestër.
Një tjetër foto e siguruar nga TV Klan ka faktuar edhe lidhjen e vrasësit portugez me Edmond Haxhian pasi ata shihen së bashku në një automjet tip Golf të marrë me qira disa javë më parë nga Haxhia. Ky i fundit është djali i dajës së personave me të cilët viktima ishte në hasmëri prej më shumë se 20 vitesh.

KLIKO KETU PER VIDEON E PLOTE

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular