BallinaAktualitet“Shes motor Yamaha”/ Si ra policia në gjurmët e ekzekutorëve të Nikulajt

“Shes motor Yamaha”/ Si ra policia në gjurmët e ekzekutorëve të Nikulajt

Motori i cili u përdor në ekzekutimin e Ardjan Nikulaj në Shëngjin të Lezhës u gjet rastësisht nga një kërkim në Google. Gazetari Elton Qyno, shkruan për “Ora News” se një nga oficerët që janë pjesë e grupit të hetimit, në datën 21 Prill 2023, ka kërkuar në “Google.al” me fjalët “…shes motor “Yamaha X Max…”.

Në këtë moment është shfaqur një nga faqet e shitjes se mjeteve dhe pronave në internet “M…J…”. Nga këqyrja që oficeri i ka bërë kësaj faqe në njoftimet e postuara në ditët e muajit Prill dhe muajit Mars, është konstatuar njoftimi për shitjen e një motori, identik me karakteristikat e motorit që ishte përdorur në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin.

Njoftimi kishte dalë në 28 Mars 2023 dhe po në të njëjtën ditë ishte shpallur shitja. Por edhe pse ishte shitur, njoftimi nuk ishte fshirë nga publikimet e faqes M….J…. Në këtë postim, ishte numri telefoni i shitësit dhe disa fotografi të motorit. Këto foto së bashku me postimin janë printuar dhe tashmë ndodhen në dosjen hetimore.

Policia ka telefonuar numrin e publikuar në njoftim, dhe nga ana tjetër ka dalë shitësi, i cili është udhëzuar se po kontaktohej nga policia për një sqarim. Personi jeton në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë. Ai është shfaqur përballë punonjësve të policisë, me një kontratë noteriale, duke treguar se motorin ja kishte shitur një vajze, kundrejt çmimit prej 1800 euro. Çmim i cili përkonte edhe me shumën financiare të publikuar në njoftim.

Policia ka marrë informacion se vajza ishte e fejuara e Edmond Haxhisë, hasmit të Nikulajt, i cili rezulton të ketë hyrë në Shqipëri në muajin Nëntor 2022, periudhë me të cilën dhe ishte fejuar me mblesëri. Vajza është shoqëruar në ambientet e policisë së Lezhës, duke pranuar se ajo ishte blerësja e motorit, ndërsa eurot i kishte paguar pikërisht i fejuari i saj, Edmond Hoxha.

Por Haxhia, që prej mbrëmjes së 20 Prillit nuk ndodhej më në territorin Shqiptar. Ai ishte larguar, pasi ishte siguruar se portugezi dhe 4 anglezët kishin dalë jashtë kufijve të Shqipërisë. Në Shqipëri, Edmond Haxhia, ka lënë vetëm të fejuarën e tij, e cila tashmë është njeriu i vetëm që ka treguar çfarë dinte rreth lëvizjeve të motorit.

Mjeti i blerë në 28 Mars në Tiranë kundrejt 1800 eurove dhe i përdorur më pas në vrasjen e Nikulajt, është gjendur mesditën e sotme lumin Drin, pak larg banesës së Edmond Haxhisë në fshatin Kakarriq. /Ora News

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular