BallinaKryesoreMos u "hutoni" ditën e zgjedhjeve, ja si mund të verifikoni qendrën...

Mos u “hutoni” ditën e zgjedhjeve, ja si mund të verifikoni qendrën tuaj të votimit për një minutë

Qendra e votimit ka ndryshuar për shumë qytetarë, çka ka ngritur shqetësime se shumë votues mund të “hutohen” në ditën e zgjedhjeve dhe të mbeten pa votuar.

Pas raportimeve se qendra e votimit ka ndryshuar për 1.2 milionë zgjedhës, komisioneri Celibashi ka sqaruar se për shumë raste bëhet fjalë thjesht për një spostim nga njëri kat i godinës në tjetrin, pra nuk ka ndryshim të godinës ku votohet.

Megjithatë, qendrën tuaj të votimit mund ta verifikoni duke klikuar KËTU, ku do të gjeni të gjitha të dhënat, përfshirë adresën e qendrës së votimit, numrin rendor në listë dhe numrin zgjedhor.

“Bazuar mbi këtë diskutim, ajo që ka rezultuar në këto ndryshime, lidhen me faktin që brenda të njëjtës qendër votimi (godinë) ndryshimet janë që një votues deri dje ka votuar në fraksionin 1 do të kalojë te 2. Pra, nëse kanë votuar në katin e parë, do të kalojnë në katin e dytë”,-ka deklaruar Celibashi lidhur me ndryshimin e qendrave të votimit.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPGJC/12416/DPGJC_12416_n3_s1_web.aspx?service_code=12416%20%20%20

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular