BallinaOP EDFisheku në pajë/Ardi Stefa

Fisheku në pajë/Ardi Stefa

Nga Ardi Stefa
Një malësor vendosi që të martohej, pasi i kishte ardhur mosha. I fejuar nga familja qysh në djep me një vajzë, shkoi që ta kërkonte dhe zyrtarisht për martesë. Në ceremoninë e zhvilluar me atë rast, në prezencën e dy familjeve, si edhe të mblesëve, babai i vajzës, së bashku me pajën i dha edhe një fishek të mbështjellë me një shami. Ishte “fisheku në pajë”. Me këtë fishek dhëndrri fitonte pushtet të plotë ndaj vajzës së tyre dhe gruas së tij të ardhshme. Me këtë fishek ai kishte të drejtën absolute që ta vriste nëse gruaja i kthente fjalën, nëse e tradhtonte, nëse… Po me këtë fishek dhëndrri malësor kishte të drejtën që ta vriste gruan e tij qysh natën e parë të martesës, nëse nuk e gjente të virgjër. Dhe, megjithëse prindërit dhe familja e vajzës ishin të bindur se vajza e tyre as nuk do t’i kthente fjalën dhëndrrit, as nuk do ta tradhtonte në të ardhmen, pasi, sipas zakonit do të ishte e mbyllur në shtëpi dhe kudo që do të shkonte do të ishte e shoqëruar, kishin një merak. Meraku i tyre i vetëm ishte se mos bija e tyre nuk ishte e virgjër natën e parë të martesës. Ndaj edhe pritën me ankth e pa gjumë që dhëndrri të varte të nesërmen në mëngjes çarçafin e përgjakur, i cili do të ishte prova më absolute e ndershmërisë së vajzës së tyre. Pas dasme dhëndrri hyri në dhomën ku e priste gruaja e re për të kaluar natën e parë. Me vete kishte marrë edhe pushkën, në të cilën kishte venë fishekun e vjehrrit. Nata e dasmës kaloi dhe asnjë krismë nuk u dëgjua. Të nesërmen në mëngjes dhëndrri vari në frëngjinë e kullës çarçafin e përgjakur. Prindërit e vajzës e panë dhe morën frymë të lehtësuar dhe kalonin në fshat me kokën lart e krenarë.

Por historia nuk mbaron këtu…

Natën e dytë të martesës, ndërsa të gjithë po flinin, në heshtjen e natës nga kulla ku një natë më parë ishte bërë dasma u dëgjua një krismë e thatë dhe e fuqishme. Të gjithë brofën në këmbë të habitur, por edhe të trembur. Nxituan për tek kulla për të mësuar se ç’kishte bërë vaki Shumë e shpejt e morën vesh se dhëndrri i ri, kishte vrarë gruan e tij. Babai i tronditur pyeti dhëndrrin se përse e vrau nusen e re. Dhe dhëndrri me një sinqeritet të paparë iu përgjigj se natën e dytë pas dasmës, nuk e kishte gjetur nusen ashtu siç ishte natën e parë: TË VIRGJËR!…

Kjo histori në formë anekdode po tregohet gjithandej ditët e fundit në Shqipëri, megjithësekëtu e 30 vjet është, në dakt, tragjedi.

Vetëm se cili është dhëndrri e cila është nusja, secili nga simpatizantët e militantët e partive politike, apo militarët e tyre, e vendos dhe e emërton sipas dëshirës së vet e bindjeve politike. Për një pjesë jo të vogël të qytetarëve të thjeshtë nuk diskutohet që në të gjitha rastet nusja është populli. Por është edhe një pjesë po kaq e madhe e qytetarëve të thjeshtë shqiptarë, të cilët janë të bindur se nusja nuk është gjë tjetër veçse liderët politikë shqiptarë dhe dhëndrri është populli që i vret me votën e tij…

Veçse kësaj here në Shqipëri, qytetarët shqiptarë nuk zihen më as me grushta e as me kallashnikovë për të mbrojtur bindjen e tyre se cila është nusja e cili është dhëndrri. Mjaftohen të thonë vetëm argumentet e tyre… (Problemi qëndron, nëse ishin ndonjëherë të virgjër liderët politikë shqiptarë?)

Që të dyja pretendimet më duken të sakta. Personalisht rezervohem të pozicionohem në dilemën se cili është dhëndrri e cila është nusja. Gjithsesi thelbi nuk qëndron tek përcaktimi e emërtimi i personazheve, por tek thelbi i kësaj historie- anekdotë, njëkohësisht edhe tragjedi…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular