BallinaSportVIDEO/ Momente paniku në derbin e zjarrtë të Greqisë! Vida bën për...

VIDEO/ Momente paniku në derbin e zjarrtë të Greqisë! Vida bën për në spital futbollistin e Kombëtares shqiptare, gjyqtari habit me vendimin

Momente paniku u regjistruan në derbin e zjarrtë të Greqisë mes Panthinaikosit dhe AEK-ut që përfundoi në brazim 0-0.

Në minutën e 82-të, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Enis Çokaj, që aktivizohet në radhët e Panathës, u përplas kokë më kokë më mbrojtësin kroat Vida, teksa të dy mbetën të shtrirë në fushë. Si për habi të të gjithëve, për arbitrin ishte gjithçka normale dhe Vida nuk u ndëshkua me një tjetër karton të verdhë, që do të rezultonte i dytë dhe përjashtim nga loja pasi ishte ndëshkuar me një të verdhë në minutën e 71. 

Mesfushori shqiptar pavarësisht goditjes së rëndë, u ngrit dhe i vazhdoi minutat e mbetura të ndeshjes, teksa në fund të sfidës, shkoi për ta kaluar natën në spital pas goditjes së fortë që mori në kokë.  

 

Çokaj u aktivizua në minutën e 72-të duke zënë vendin e Palasios, teksa shtrëngoi dhëmbët pavarësisht dëmtimit, duke mos e braktisur ndeshjen. Për sa i përket renditjes, AEK-u dhe Panathinaikosi kryesojnë me pikë të barabarta.  

Kjo ishte ndeshja e 19-të e mesfushorit shqiptar me fanellën e Panathinaikosit. Në fund të ndeshjes shqiptar u vlerësua me notën 6.2 nga “Flashscore”.  

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular