BallinaKryesoreDeklaratë e PD, flet shefja e fushatës në Tiranë MIRELA KARABINA: Veliaj...

Deklaratë e PD, flet shefja e fushatës në Tiranë MIRELA KARABINA: Veliaj vijon të mashtrojë dhe manipulojë në lidhje me institucionet shkollore

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SHEFJA E FUSHATËS SË PD NË TIRANË, MIRELA KARABINA
Erion Veliaj vijon të mashtrojë dhe manipulojë opininin publik në lidhje me institucionet shkollore dhe shërbimin e ofruar nga to. Në takimet elektorale ai premton ndërtimin e shkollave të reja por nuk jep llogari për mungesën e tyre ndër vite.
Kështu, Erion Veliaj ka lënë pa shkollë 70 mijë banorë të Yzberishit. 8 vite pas premtimit se do ndërtohej një shkollë, shkolla 9 vjeçare jo vetëm nuk është ndërtuar, por ka devijuar gjurma ku ishte planifikuar të ngrihej. Kjo në shkelje të rregullave të planit urbanisitik sipas të cilit, lagjja duhet të ketë shkollën 9-vjeçare jo më larg se 500 metra nga banesa dhe atë të mesme jo më larg se 1000 metra, dhe na bazë të fizibilitetit duhet 1 shkollë 9-vjecare për 6000 mijë banorë dhe 1 shkollë e mesme për 9000 banorë.
Prindërit pohojnë koston financiare dhe psikologjike që sjell mungesa e institucioneve arsimore në një nga lagjet me dendësinë më të madhe të popullsisë në kryeqytet.
Zona e Astirit ka 25 mijë banorë, është ndërtuar vetëm një shkollë, dhe justifikimi përgjatë takimeve elektorale është se ka patur probleme gjyqësore. Por ndërkohë Veliaj nuk sqaron që pallatet e ndërtuara në këtë zonë, përqindja që i takon Bashkisë në ndërtim për çerdhe e kopshte nuk është shfrytëzuar për kopshte, çerdhe apo shkolla, por përqindja është marrë në lekë.
Banorët te Liqeni i Thatë vuajnë nga mungesa e shkollës. Ndërtimet e shkollave me PPP që Bashkia Tiranë ofron janë me kosto të lartë financiare. Shkollat po ndërtohen me 6.8% kredi nga privatë, ndërkohë që Bashkia mund t’i ndërtonte me tender me lekët e marra nga taksat për infrastrukturën shkollore.
Studimi i fizibilitetit në 2017-ën për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë me një koncesion 60 milionë euro, rezulton me premtime të pambajtura: Mësimi vazhdon të jetë me dy turne, numri i nxënësve në klasë të jetë i lartë, godinat e reja të ndërtuara kanë mungesë hapësire dhe mensash, numri i nxënësve në klasë vazhdon të jetë i lartë, në zonat periferike të reja mungojnë isntitucionet shkollore dhe rivitalizmi i këtyre zonave.
Të gjitha fjalët e Erion Veliajt në drejtim të mungesës së shkollave, nuk janë gjë tjetër veçse propagandë dhe mashtrim, si vetë filozofia e qeverisë që e karakterzion, ajo e fasadës, pa thelb dhe pa përmbajtje.
Partia Demokratike e Shqipërisë, Kandidati i saj për Bashkinë Tiranë, Z.Roland Bejko ka një program të qartë për ofrimin e shërbimit arsimor cilësor për nxënësit 15 minuta larg shtëpisë dhe ndarjen e nxënësve në shkolla sipas rrezes së banimit në mënyrë që të menaxhojmë mbipopullimin e shkollave.
Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që në 14 maj të votojnë Z.Roland Bejko, të votojnë Partinë Demokratike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular