BallinaOP EDLura në më shumë se një shekull/Nga Hamdi Hoti

Lura në më shumë se një shekull/Nga Hamdi Hoti

Nga Hamdi Hoti
Une frymoj Lurjan, jam biri i saj, unë ndihem mirë me Lurën, por edhe ajo më thotë ti je biri im.
Flladi i bjeshkëve dhe ujë i kristaltë i liqenit më marrin në krah……më mbërthejnë fortë, më japin aromën e luleve, freskinë e ujit të kristaltë, të përzier më lotët e zanës së malit. …..më shtërngojnë në gjoks e më butësi fëminore më thotë më mungon ti……..nga unë do të kesh vetëm bekimi, por edhe ti duhet të më ledhatosh, të më përkëdhelësh, të më puthësh.
Sytë më shkëlqyen, zemra më rrahu si e çakorduar, trupi mu rrënqeth deri në thellësitē e shpirtit tim, ngela pa zë e fjalët nuk kishin mē kuptim.
Mblodha veten e fillova të mendoj, fillova të marrë pak frymë nga malet shekullore, thashë të freskoj shpirtin me ujin e liqenit, të menditoj më simfonin e zambakut tē bardhë që sa ka filluar të çel petalet.
O sa shumë Lurjan kanē të njejtën magji, ato flasin përditë me zambakun, aroma e tij është çudibërse, i ndjek bijtë e saj kudo nga Londra në Greqi, nga Berlini në Romë, ato marrin prej tij krenarinë, frymëzimin dhe vetë emrin, jam Lurjan në çdo vend.
Bjeshkët e tua kalitën patriotët, freskia e liqenit lartësoj flamurtarët, aroma e zambakut frymëzoj këngëtarët, lisat shekullor trashëguan forcë tek gjeneralët, jetuam në paqe muslyman e katolik, festuam bashkë Pashkë e Bajram.
Nga lartësia e Kurorës së Lurës bijtë tuaj fluturuan mbi krahët e shqiponjës, nga Manastiri në Prizren, nga Vlora në Mallakastër, nga Tivari në Kakarriq.
Mbi këtë rrafshnaltë të gjelbërt me sy kaltërues, me qerpikë prej halave të pishës janë copëzat e historisë së bijëve tuaj që vargëzohen në çdo vend e ngjarje.
– O sa mirë që jam prej teje Lura ime e dashur, o sa dëshirë do të kisha të isha përjetësisht në këtë botē, të marrë prej teje gjithçka që ti ke, emrin, bukurinë, këngën t’i trashëgoj ato tek bijtē e tu, në çdo cepë të globit
Sa shumë më rinove…… malet e tua puthen ngahera, valët e liqenit shëmbëllejnē mirësi, bijtë e tu relaksohen nga aroma e parfumosur e luleve të tu, e mbush me krenari birin tënd nga Kurora e Lurës deri ne Londër e Francë.
Lura më shëroi çdo dhimbje, Lura mua më fali gjithë dashuritë, edhe unë do t’i fal gjithë qënien time, do të ulem në buzë të liqenit, do të qaj për të, dhe kurrë nuk do ta fal të shkuarën e saj sepse prej saj eksistoj.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular