BallinaAktualitetSot, 618 vjetori i lindjes së Skënderbeut, Bujar Leskaj: Rezistenca e tij...

Sot, 618 vjetori i lindjes së Skënderbeut, Bujar Leskaj: Rezistenca e tij tejkaloi hapësirën shqiptare. U nderua gjithandej Evropës si strateg i madh

Nga Bujar Leskaj
“Ndoshta mënyra më e mirë për të vlerësuar Skënderbeun, është t’u drejtohesh fjalëve që kanë thënë për të disa shkrimtarë dhe ushtarakë të shquar. Diku, në veprën e tij të vëllimshme, Volteri ka guxuar të shprehet se, sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453″. – Faik Konica
 Sot, 618 vjetori i lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.
 Udhëheqësi i suksesshëm e vizionar dhe simboli më përbashkues i kombit tonë.
 Mbrojtës i lirisë së popullit tonë dhe Perëndimit, i pari që realizoi  bashkimin politik dhe ushtarak të shqiptarëve.
Rezistenca e tij tejkaloi hapësirën shqiptare. U nderua gjithandej Evropës si strateg i madh.
Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është fitimtari më i madh i të gjitha kohërave ndaj Perandorisë Osmane dhe gjenerali i katërt në botë pas Aleksandrit të Madh, Jul Cezarit dhe Napoleon Bonapartit.
Skënderbeu zhvilloi 31 beteja nga të cilat, fitoi 30 dhe humbi vetëm 1, atë të Beratit.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular