Efi Dhedhes u eliminua nga “Big Brother VIP” pas Dea Mishel, ndërkohë që Krist Aliaj dhe Luiz Ejlli u përballën me njëri-tjetrin për fitoren.
“Sërish dy çuna në finale e, si ka mundësi?”, tha Arbana Osmani në momentin që u eliminua Efi.
“A thua u mërzit Zhaku?”, u shpreh Luizi me humor.
Opinionistja iu përgjigj duke i thënë: “Më ke përmendur aq shumë këto ditë sa dyshoj a më do mua apo Kiarën”.
Nga ana tjetër Luizi i tha se pavarësisht të gjithave i vlerëson fjalët dhe kritikat e saj, pasi kjo është loja dhe ajo ka bërë detyrën e saj.