jë 24-vjeçar në Tiranë është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka plagosur me thikë vëllanë e tij.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri për motive banale. I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. Xh., 24 vjeç, banues në Paskuqan, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet prerës, vëllain e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.