BallinaAktualitetDinamika/ Si babai shqiptar vrau vajzën e tij 16-vjeçare në Itali! E...

Dinamika/ Si babai shqiptar vrau vajzën e tij 16-vjeçare në Itali! E reja hyri për të shpëtuar nënën nga agresioni i të atit. Pas krimit vrasësi hodhi armën në shkurre

NIKOLETA KOVAÇI/ Një shtetas shqiptar ka tronditur Italinë ditën e djeshme me aktin e tij horror, ku me anë të një thike i ka marrë jetën së bijës, vetëm 16 vjeç dhe një shtetasi italian.

Ndërkohë që vajza ka hyrë të shpëtojë nënën e vet nga agresioni i të atit, goditjen e thikës e ka marrë ajo. Në mbrojtje të nënë e bijë ka mbërritur edhe shtetasi italian të cilin e ka goditur për vdekje. Fqinjët kanë dhënë alarmin e për pasojë policia lokale është angazhuar për arrestimin e tij. Të plagosurit janë nisur për në spital ku u tha se ishte me shenja jete edhe vajza, por ajo nuk ka mundur t‘i mbijetojë plagës së rëndë të goditjes së thikës dhënë nga i ati. Nëna e vajzës, ish-gruaja e agresorit bëhet me dije se ka marrë disa goditje por është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi italian, një i njohur i familjes ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Policia kur e pikasi autorin e krimit duke ikur rrugëve të lagjes me thikë në dorë, ai iu tha se po kërkonte djalin e vogël se i duhej! Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se agresori është një 45-vjeçar nga Selenica e Vlorës dhe po nga Vlora ishte edhe ish-gruaja e tij.

NGJARJA SIPAS MEDIAVE ITALIANE

45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj qëlloi për vdekje vajzën e tij 16-vjeçare dhe një 51-vjeçar italian. Vajza u godit me thikë pasi ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj nga agresioni i të atit, i cili dyshonte se italiani ishte i dashuri i ish-gruas. Jessica Malaj, 16 vjeçe, mbeti e vdekur orët e para të mëngjesit të së dielës në Itali pasi u qëllua me thikë nga i ati Taulant Malaj, 45 vjeç. Burri me origjinë nga Selenica e Vlorës, i cili punonte si bukëpjekës në Torremaggiore, provincë e Foggias, dyshohet edhe autor i vrasjes së italianit Massimo De Santis, 51 vjeç.

Mediat italiane raportojnë se Malaj dyshonte se gruaja e tij Tefta kishte lidhje intime me italianin De Santis. Raportohet se ai fillimisht tentoi të vriste bashkëshorten 39-vjeçare jashtë banesës së tyre, në hyrje të pallatit, por në atë moment ndërhyri vajza e tij e mitur, me përpjekjen për të ndarë prindërit, por mbeti vetë viktimë. Babai e qëlloi të bijën për vdekje me thikën e kuzhinës. Pas aktit të rëndë, mediat italiane raportojnë se 45-vjeçari vrau edhe italianin De Santis. E plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij, e cila po merr mjekim në spital, ndërsa gjendja e saj raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht ishin fqinjët që mbërritën në vendin e ngjarjes, të cilët u alarmuan pas britmave dhe njoftuan autoritetet dhe ambulancën.

E mitura 16-vjeçare u gjet e gjallë nga mjekët, por ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa 51-vjeçari italian ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Autori i dyshuar, Taulan Malaj, u arrestua nga policia teksa endej në afërsi të pallatit, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për shkaqe xhelozie, por hetimet do të qartësojnë atë të plotë. Malaj mësohet të ketë thënë se ishte në kërkim të djalit tjetër 5-vjeçar kur kreu krimin. Policia sekuestroi armën e vrasjes, një thikë kuzhine, si provë materiale.

HETIMET

Sipas të dhënave të pakta që kanë dalë nga grupi hetimor në lidhje me dëshminë e autorit të vrasjes së dyfishtë, policia italiane e dyshon se shkak i sulmit ka qenë miqësia e ish-gruas së agresorit me shtetasin italian të cilit i mori edhe jetën. Pritet marrja e dëshmisë së Tefta Malajt që do të hedh dritë mbi gjithë agravimin e situatës që çoi në atë sipërmarrje të çmendur ku i ati i merr jetën vajzës së vet të mitur në mënyrë barbare. Po ashtu janë siguruar edhe dëshmi të njerëzve të njohur të të dy palëve, ndërkohë që ende nuk është mësuar se përse Taulant Malaj e kërkonte të birin e tij, vetëm 5 vjeç, me thikë në dorë në lagje. Policia italiane nuk ka gjetur ndonjë skedë kriminale të autorit të sulmit, ndërkohë që bëhet me dije se çifti jetonte në Itali prej shumë vitesh.

Pas krimit vrasësi hodhi armën në shkurre, Policia: Autori s‘ka precedentë kriminalë

Sipas të dhënave që kanë dalë nga mediat italiane bëhet me dije se vrasja e Danjelës ndodhi në një park pranë një stacioni hekurudhor. Viktima u qëllua me një plumb në kokë. Sow u dorëzua më pas tek autoritet dhe ka treguar çfarë ka ndodhur. Sipas raporteve, të dy kishin dalë në një takim të fundit, ndoshta për të sqaruar gjithçka dhe për t’u rikthyer sërish me njëri-tjetrin. Por gjithçka rezultoi ndryshe. “U zumë”, është shprehur Sefayou. Dhe pas kësaj ai nxori nga bagazhi i makinës një pistoletë pa leje. Shënjestroi Danjelën dhe e qëlloi në kokë. E reja humbi jetën menjëherë. Pas kësaj, 27-vjeçari e hodhi armën në disa shkurre. Mori telefonin dhe telefonoi emergjencën. “Hajde më merrni. sepse vrava një grua”, tha ai.

Sipas mediave. italiane u takon autoriteteve në Savona që të verifikojnë tashmë këtë version dhe të sqarojnë çdo paqartësi. Sow nuk ka precedentë penal dhe është me dokumente të rregullta në Itali. Por si e mori ai armën dhe pse e kishte në makinë? Nga ana tjetër, po sipas të njëjtave burime, Danjela rezulton me precedentë penalë në polici për grabitje dhe shpërndarje droge. Deri mbrëmjen e shkuar ajo nuk kishte raportuar asnjë episod dhune me të riun nga Guinea.

Ky mesa duket ishte fundi i një lidhjeje, që pasoi me një sherr mes tyre dhe më pas 27- vjeçari nga Guinea Safayou Soq mori armën dhe e qëlloi pas koke, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të dy ditëve më parë. Autori i vrasjes njoftoi vetë policinë duke rrëfyer krimin në sheshin “Nazioni”. 27-vjeçari, me histori të pastër, i rregullt në territorin italian, ishte punëtor në kuzhinën e një restoranti në Darsena. Arma e vrasjes, një pistoletë, gjysmë automatike e kalibrit 22, u gjet në afërsi të Një shtetas shqiptar ka tronditur Italinë ditën e djeshme me aktin e tij horror, ku me anë të një thike i ka marrë jetën së bijës, vetëm 16 vjeç dhe një shtetasi italian. vendit të krimit. Dy gëzhoja u gjetën në tokë së bashku me praninë e të shtënave të tjera që do të ishin qëlluar. Ndaj po vijojnë hetimet nga grupi për të kuptuar origjinën e armës, duke kryer edhe hetime nga pikëpamja teknike. Nuk kishte pasur episode të mëparshme dhune mes të riut dhe viktimës dhe asnjë paralajmërim që mund të çonte në një ngjarje të këtij lloji. Gruaja që jetonte në Savona dhe punonte në sektorin e kateringut, në të njëjtin vend me vrasësin, thuhet nga Policia se kishte pasur precedentë të mëparshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular