BallinaRajoni17 viktima brenda 48 orëve/ Paralajmëron Vuçiç: Ngjarje më interesante do të...

17 viktima brenda 48 orëve/ Paralajmëron Vuçiç: Ngjarje më interesante do të ketë deri në fund të majit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Branko Ruzhiç.

Gjatë një fjalimi, Vuçiç tha shkurtimisht se palët kanë biseduar në telefon, dhe Ruzhiç e ka njoftuar për këtë vendim.

“Nuk dua të flas rreth kësaj. Ka situata kur nuk mund të kuptosh pse po ndodh diçka dhe pse dikush po e bën atë”- tha Vuçiç.

Udhëheqësi serb ai la të kuptohet se deri në fund të majit do të ketë ngjarje interesante politike, pasi u pyet për pretendimet se mund të ketë dorëheqje apo largime.

“Kam biseduar me Ruzhiqin dhe Ana Brnabiqin dhe deri në fund të muajit do të marrim vendime të rëndësishme. Ne nuk jemi këtu për t’u shqetësuar për karriget tona, por për të mbrojtur vendin dhe që Serbia të ecë përpara”– shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular