I ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” ishte make-up artist Henri Gjata. Ai ka treguar banoren më ‘nazelie’ si dhe vendimin e Luiz Ejllit për të lyer flokët.
Pjesë nga intervista:
Si ka qenë për Henrin eksperienca në “BBV” me banorët e këtij edicioni? Cila nga vajzat ka bërë naze në lidhje me make up?
Shumicën e banorëve i njihja nga jashtë. Efi gëzohej shumë kur më shihte, është arritje të lyej një make up artist siç ishte Efi. Gocat kanë qenë shumë të mira, na kërkonin gjithmonë por veçanërisht Valbona Mema, kishte disa dëshira specifike, por e kam shumë xhan.(qesh) Olta nuk e donte penelin fare, thonte ‘mos më bëj bishta’.(qesh) Valbona thonte ‘po pse më lë të fundit’, kujtonte se e kishim lënë pas dore por thjesht ishim 4 make-up artist që duhet të bënim 16 veta.
Sa i përket Luiz Ejllit, i cili vendosi të ndryshojë ngjyrën e flokëve, si nisi e gjithë gjëja?
E menduam, e diskutuam me Sezerin dhe më pas ia thamë edhe Luizit i cili pranoi menjëherë. Ai tha po, madje edhe për ngjyrat e tjera të flokëve ishte dakord. Kohët e fundit më kanë thënë që je bërë bjond prej Luizit ndërkohë që unë kam vite me këto flokë.(qesh)
Kë nga personazhet që ende nuk i ka bërë make up do të donte Henri të kishte në studion e tij?
Bora Zemanin kam qejf ta lyej, nuk e kam bërë asnjëherë, nuk na janë përputhur oraret. Kam një dashuri të madhe për Lori Hoxhën. Në kërkesat e saj është shumë e thjeshtë, kërkon gjëra natyrale, të pastra.