BallinaPolitikePjesmarrja masive/Bujar Leskaj: Vlora votoi Hysni Sharrën dhe koalicionin "Bashkë Fitojmë"

Pjesmarrja masive/Bujar Leskaj: Vlora votoi Hysni Sharrën dhe koalicionin “Bashkë Fitojmë”

Vlora voton Hysni Sharrën dhe koalicionin “Bashkë Fitojmë”
“Në 14 maj qytetarët e Vlorës dhe Selenicës me votën e tyre firmosin NDRYSHIMIN!”- Sali Berisha
Pjesëmarrje e jashtëzakonshme, entusiazëm në takimin e demokratëve dhe popullit të Vlorës me kryetarin e PD, liderin tonë historik, Prof. Dr. Sali Berisha.
Një falënderim të veçantë për kryetarin e PD Vlorë, z. Atird Hoxha, kryetarët e ardhëm të bashkive Vlorë e Selenicë, z. Hysni Sharra dhe z. Leonard Rakipaj.
Vlora është sinjali dhe siguria se fitorja është afër.
Vlora është shembulli i Lirisë dhe Prijësja e fitores!
Vlora fiton mbi çdo regjim arrogant!
Vlora përmbys cilindo sekt, që i kërcet dhëmbët!
Rezistenca e qytetarëve të Vlorës ndaj pabarazisë, varfërisë së skajshme, korrupsionit, shpopullimit, skandaleve e arrogancës së këtij sekti qeverisës, që nuk ndalet përpara asgjëje dhe shet e plaçkit pasurinë e përbashkët, shet interesin kombëtar, duke vënë partinë mbi Shqipërinë, duke vënë pasurimin personal mbi Shqipërinë e shqiptarët, kundër një njeriu që vret pluralizmin dhe mendon se është pronari i vetëm i këtij vendi, u demonstrua në takimin me Prof.Dr. Sali Berishën.
Sot Vlora dëshmoi se do të votojë kundër arrogancës, kundër harbutërisë, kundër marrëzisë së një njeriu që mendon se është pronar i vetëm i këtij vendi!
Sot Vlora dëshmoi se nuk do të thyhet asnjëherë dhe kurrë nuk do të thyhet nga regjimi autokratik dhe shitja e votës!
Vlora sot dëshmoi se do të votojë për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për rininë, për dinjitetin e nëpërkëmbur kaq vjet!
Për Shqipërinë ku duam të jetojmë krenarë e me dinjitet!
Bashkë për Fitoren!
Bashkë Fitojmë!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular