“Luftë” për 30 ditë fushatë, por sot dy kandidatët kundërshtarë në Roskovec pinë kafen e mëngjesit së bashku

0
121

Ndonëse nuk munguan sharjet dhe fyerjet gjatë fushatës elektorale, këtë të dielë, dy kandidatët për kryetarë bashkie në Roskovec duket se kanë thyer akullin.

Majlinda Bufi dhe Erdit Hazizaj janë ulur në një tavolinë së bashku, ku po konsumojnë dhe një kafe.

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ dhe stafi i fushatës se tij nuk nguruan të çonin në SPAK, Bufin, për disa afera korruptive, të pretenduara prej tyre.