BallinaPolitike“Me Kralin shtrënguam duart si qytetarë”- Fisnik Qosja pas fitores: E ftoj...

“Me Kralin shtrënguam duart si qytetarë”- Fisnik Qosja pas fitores: E ftoj të bashkëpunojmë në të ardhmen! Kavaja vendosi ndryshimin

Fisnik Qosja, i cili ka shpallur fitoren në Kavaja ka deklaruar se me rivalin e PS, Redjan Krali shtrënguan duart si dy qytetarë.

Ai tha se edhe fushata e tyre u bë në mënyrë qytetare, ndërsa e ftoi Kralin që të bashkëpunojmë në të ardhmen për të mirën e Kavajës.

Qosja u shpreh se ndihet krenar që u votua nga qytetarët, të cilët vendosën ndryshimin.

“Akoma nuk ka mbaruar numërimi i votave, besoj është në fund. Bashkë me Redjanin bëra një shtrëngim duarsh qytetarie. Unë e falënderoj atë për gjestin qytetar që bëri dhe e ftoj të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen bashkë.

Kavaja vendosi ndryshimin, Kavaja është qytet rebel që nuk i duron padrejtësinë.  Unë ndihem krenar, kavajasit vetojnë me zemër”, tha Qosja per News24.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular