BallinaKryesoreZgjedhjet në Shqipëri, reagon Ambasada e Mbretësisë së Bashkuar: Mbështesim plotësisht raportin...

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon Ambasada e Mbretësisë së Bashkuar: Mbështesim plotësisht raportin e OSBE, urojmë të zgjedhurit

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjeve në vendin tonë. Në reagimin zyrtarë shprehet se urojnë të zgjedhurit e popullit, ndërsa thonë se mbështesin raportin paraprak të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), i cili u publikua sot.

“Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ndoqi nga afër zgjedhjet vendore të 14 majit. Sot duam të urojmë të gjithë të zgjedhurit për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë në nivel vendor, duke mbajtur parasysh se procesi i numërimit është ende në vazhdim në shumë zona.

Mbretëria e Bashkuar mbështet plotësisht raportin paraprak të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), i cili u publikua sot”, thuhet në deklaratë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular