Nga Sidi Hasanaj
Për Hipokritët që pasi shkatërruan PD-në prej 2 vitesh, sot si tinzarë e skutha thonë “ duhet bashkim, jo përçarje më”:
->E nisët në 9shtator 2021 shkatërrimin e PD, me një minorancë absolute që pak nga pak u rrit nga foltorja në foltore falë 1)parave të çmendura që hidhnin Oligarkët me Zenin dhe 2) falë mashtrimeve që ngriti Berisha me “Lul Pengu,Alibasha, të shitur etj”.
-> më pas në mënyrë bolshevike nuk pranuat të bënit kuvend të përbashkët, por mblodhët gjithë llumin e PD në stadium… krijuat parti paralele ilegale!
-> më 8Janar erdhët për të VRARË FIZIKISHT L.Bashën dhe gjithe demokratët që ishin me të, me hunj, desh hekuri, leva e armë në seli! Dyert e blinduara dhe policia shmangu gjakderdhjen që ju kërkonit të bënit me patjetër si hiena!
-> me vendim të Zhukrit (një nënpunës i Berishës) morrët Selinë e PD, krijuat gjoja zgjedhje dhe struktura paralel partia dhe e finalizuat duke thënë se:
“Nuk Ka nevojë për bashkim të PD, sepse PD jemi ne dhe jemi të bashkuar. Ata AliBashët janë 3% dhe janë pengje të Ramës.”
-> Më pas për 1vit e gjysmë rresht ulursinit se
“ne kemi bazëm, kemi njerëzit, ju keni kot vulën. Ne do fitojmë ndaj Ramës se na duan Shqipëtarët”
-> Hytë në zgjedhje me kolëfortësi Vetëm, dhe oferta juaj ishte kjo skema më poshtë:
Berisha-Meta-Zeni —> Oligarkët —> grupi i politikejve çakej që vetëm shpifnin dhe lëshonin helm, njerëz të stër komsumuar nga hajdutëria —> grupin e karagjozëve me Jul Dedën dhe Indrit Hoxhln në krye bashkë me Adriana Tritolin dhe… mbrëmë morrët REKORDIN MË NEGATIV TË PD në Histori, sepse njerëzit ju urrejnë!
Sot na dolët b…ë e zgjuar dhe flisni për “gjuhë bashkuese dhe humbje të përbashkët”
Jo ore jo, JU HUMBËT SE JENI FAJTORË!
Bashkimi do bëhet por as me oligarkët, as me Zenin e as me këta palaçot kamikazë tuajët, por me demokratët e mashtruar prej jush!
Juve e mbyllët me politikën… në fakt e kishit mbyllur që në 2013!