BallinaAktualitetHumbje dërrmuese për SYRIZA-n/ Tsipras uron për fitoren Mitsotakis, Demokracia e Re...

Humbje dërrmuese për SYRIZA-n/ Tsipras uron për fitoren Mitsotakis, Demokracia e Re siguron mbi 40% të votave

Kreu i SYRIZA-s në Greqi, Alexis Tsipras ka pranuar humbjen dhe ka uruar për fitoren rivalin e tij të Demokracisë së Re,  Kyriakos Mitsotakis.

Tsipras mbërriti në selinë e partisë rreth orës 21:00. Edhe pse me një rezultat të dobët, ai është pritur me duartrokitje nga mbështetësit e tij

Ndërkohë kur janë numëruar 71% të kutive të votimit, Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis ka marrë 40,83%, ndërsa SYRIZA 20,7%.

Forca e tretë zgjedhore është PASOK/Lëvizja Ndryshim me një përqindje prej 11.82%, e ndjekur nga KKE me 7.09% dhe Zgjidhja Helenike me 4.5%.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular