BallinaKryesorePasi mori votën e demokratëve, Meta nis piknikun në malet e Sharrit!...

Pasi mori votën e demokratëve, Meta nis piknikun në malet e Sharrit! Le vetëm Berishën në…

Përveç Edi Ramës, tashmë duket qartë se Ilir Metaj është “fituesi” tjetër i zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai ka marrë shumicën e këshilltarëve që dolën nga “Bashkë Fitojmë”, duke mjelë në maksimum votën e demokratëve që ndoqën Sali Berishën në këtë harakiri, pas të cilit doli gjallë dhe më “i fryrë” vetëm Meta me partinë e tij PL, e cila ishte në prag falimentimi.

Ndërkohë që Sali Berisha në panik për të shtrënguar radhët e Rithemelimit, i cili po firon me shpejtësi pas zhgënjimit të madh, po lufton kundër “vjedhjes së votës nga regjimi Rama”, Ilir Metaj, së bashku me Monikën i është rikthyer hobisë së tij kur ishte president, piknikëve nëpër male.

Dhe është në të drejtën e tij që njësoj si Rama të ndihet i relaksuar, pas katastrofës që demokratët pësuan në 14 maj. Me ndihmën e ndërgjegjshme të Sali Berishës, i cili refuzoi lutjen e PD për ti futur në zgjedhje kandidatët demokratë në logon e partisë së tyre të vërtetë, Ilir Metaj ashtu si bën thithlopa, piu qumështin e demokratëve dhe tani i fryrë si “Lopë” ndihet i relaksuar dhe gati për pazarin e radhës.

Partia e tij me ndihmën e Berishës duke përdorur të njëjtën skemë, shpreson që të ringrihet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, për të bërë atë që bëri në vitin 2013; pazarin e madh me Edi Ramën në kurriz të demokratëve. Berishën dihet që e ka “në xhep” për këtë plan, pasi ai ja di hallet më mirë se kushdo. Nëse nuk kanë harruar, të paktën demokratët, e shantazhoi në 2015 në parlament me video korrupsioni për djalin Shkëlzenin.

Por pavarësisht se Metaj e ka në xhep Berishën për zgjedhjet e vitit 2025, ata demokratë që u mashtruan nga “lexhenda që gjithmonë fiton”, pas datës 15 maj, nuk janë më të njëjtët që ishin në 14 maj.

Pasi mori votën e demokratëve, Meta lë vetëm Berishën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular