BallinaKronikeTentuan të grabisnin një dyqan, policia arreston dy persona. Po largoheshin me...

Tentuan të grabisnin një dyqan, policia arreston dy persona. Po largoheshin me një automjet nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi kane tentuar të grabisin një dyqan në Lushnje.

Të arrestuarit janë D. Y., 29 vjeç, banues në Lushnjë dhe H. Xh., 26 vjeç, banues në Roskovec. Pasi kishin kryer vjedhjen ata kanë tentuar të largohen me një automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 2 autorëve të një vjedhjeje me thyerje në një dyqan në Lushnjë.

2 bashkëpunëtorët u kapën menjëherë pasi kishin kryer vjedhjen, në tentativë për t’u larguar me automjet. Sekuestrohen sendet e vjedhura dhe automjeti.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, për një rast vjedhjeje me thyerje, në një dyqan në lagjen “Skënder Libohova”, u arrestuan shtetasit D. Y., 29 vjeç, banues në Lushnjë dhe H. Xh., 26 vjeç, banues në Roskovec.

Këta shtetas u kapën në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit S. D., teksa tentonin të largoheshin me një automjet që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me sendet e vjedhura.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular